Maskë peeling për fytyrën, me një formulë të pasuruar me acid glikolik, glicerinë, ekstrakt rrënjë selinoje të egër, vaj bërthame kajsie, gjalpë farash mangoje, vaj farash Makadamia, vaj frutash ulliri, acid benzoik dhe acid sorbik. Përdoret si xhel scrub për pastrimin e poreve të lëkurës, eliminon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, stimulon qarkullimin qelizor dhe rigjenerimin e lëkurës, rikthen elasticitetin e lëkurës dhe i jep fytyrës një pamje të shëndetshme dhe natyrale. Nuk përmban parabenë, SLS, vajra mineralë, polietilen apo silikon. Mënyra e përdorimit: Aplikoni një sasi të vogël të maskës në fytyrën e lagur, masazhoni lehtë lëkurën dhe pas 10-15 minutash shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoreni maskën 1-2 herë në javë. Ky produkt është i çertifikuar për përmbajtje natyrale organike dhe është i përshtatshëm për përdorim nga të gjitha moshat dhe në të gjithë llojet e lëkurës. Kujdes: Mos e përdorni produktin në lëkurë të irrituar. Ndërpriteni përdorimin e produktit nëse lëkura irritohet. Shmangni kontaktin me sytë. Produkti është i përshtatshëm vetëm për përdorim të jashtëm.
Specifikime teknike
Përbërja: Përmban: acid glikolik, glicerinë, ekstrakt rrënjë selinoje të egër, vaj bërthame kajsie, gjalpë far