Maskë për trajtimin e lëkurës së fytyrës, me një formulë të testuar dermatologjikisht, të pasuruar me argjilë dhe enzima eksfoliuese nga ekstrakti i papajës. Përdoret për pastrimin e poreve të lëkurës, ribalancon nivelin e sebumit në lëkurë, zvogëlon poret e hapura, eliminon toksinat nga lëkura dhe pastron shkëlqimin e tepërt. Përmbajtja e pasur me anti-oksidantë nxit metabolizmin qelizor dhe rregullon sintezën e melatoninës në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë mikse në të yndyrshme. Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të përdoret 2 herë në javë. Në fytyrë aplikohet me kujdes një shtresë e plotë maske. Lihet 5 minuta për të përthithur yndyrën e tepërt nga lëkura dhe më pas masazhohet për të bërë pastrimin e poreve. Shpëlahet me ujë. Të evitohet zona rreth syve.