Sferë e masazhit të fytyrës prej xhami. Aplikimi i tij nën sy ndihmon në reduktimin drastik të rrudhave dhe fryrjeve (qeskat) nën zonën e syve. Aplikojeni në ballë për të reduktuar rrudhat dhe papërsosmëritë e lëkurës. Përdorimi i produktit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit të lëkurës dhe rrit elasticitetin e saj. Mënyra e përdorimit: Pastroni fytyrën me pastruesin tuaj të preferuar. Aplikoni vaj, serum ose krem fytyre në të gjithë fytyrën. Masazhoni fytyrën dhe qafën siç tregohet në skicën në paketim. Ruajeni topin në një vend të freskët. Mund ta vendosni në frigorifer për pak kohë para përdorimit por nuk është e nevojshme nëse nuk ju pëlqen e ftohtë.