Lule shtogu (Sambucus Nigra), me një përmbajtje të pasur me lëndë aktive, që rekomandohet në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes duke lehtësuar kollën e fortë. Lule shtogu shërben për mirë-funksionimin e traktit tretës, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës (migrenë), vepron si diuretik, si dhe liron spazmat e muskulaturës së lëmuar. Mënyra e përdorimit: Një lugë kafeje me bimë te grimcuar hidhet në një gotë ujë të zier, ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 10 minuta. Më pas kullohet dhe pihet. Rekomandohet të merren 2 doza në ditë.