Lule kamomili (Matricaria Chamomilla), me një përmbajtje të pasur me lëndë aktive, e cila ndihmon në mjekimin e acarimeve të lëkurës dhe mukozave, si edhe përdoret për shpëlarjen e syve, hundës e gojës. Mënyra e përdorimit: Një lugë kafeje me bimë hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet për 10 minuta, më pas lëngu kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me mjaltë.