Lodër për fëmijë, e pajisur me një bosht prej materiali druri, e cila ndihmon fëmijët e vegjël që të mësojnë të ecin, duke nxitur kuriozitetin e tyre. Kjo lodër ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike dhe stimulon zhvillimin e aftësive konceptuale dhe aftësive perceptuese taktile (të prekjes) dhe vizuale (të shikimit) tek fëmijët. Materiali përbërës dhe boja nuk kanë përmbajtje toksike apo të dëmshme për fëmijët dhe produkti është i çertifikuar për siguri në përdorim. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijë të moshës 1-3 vjeç.