Eshtë pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të qëndrueshme dhe u takon produktevetë buta. Produkti është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj plakjes dhe është kimikisht neutral.Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri të kulmeve të pjerrëta dhe kudo që izolimi nuk i nënshtrohet ngarkesës shtypëse. Varësisht nga shkalla e ventilimit të konstruksionit të kulmit, respektivisht shtresës mbi materialin izolues, është i obligueshëm instalimi i pendës së avullit, apo pendës aktive të avullit nga ana më e ngrohtë e izolimit (varësisht nga mënyra e realizimit të ventilimit të konstruksionit të kulmit).