Larës në formë vaji, për trajtimin e lëkurës së thatë, me një formulë të testuar dermatologjikisht, të pasuruar me vitaminë E dhe pantenol, që ka tolerancë të lartë për lëkurën dhe veprim të fuqishëm zbutës, ruan ekuilibrin fiziologjik të lëkurës, hidraton dhe qetëson poret e lëkurës, si edhe pastron lëkurën butësisht, duke shmangur rrezikun e irritimit, skuqjes apo tharjes. Nuk përmban sapun, preservativë, ngjyrues, derivate të grurit, vazelinë, SLES apo SLS. Mënyra e përdorimit: Aplikoni produktin në pëllëmbët e duarve dhe masazhojeni butësisht në lëkurën e trupit gjatë dushit. Në rast se bëni banjë në vaskë, shpërbëni 2-3 lugë gjelle të larësit në vaskë. Ky produkt është i përshtatshëm për higjienën ditore të lëkurës së ndjeshme, delikate dhe të thatë të foshnjave, fëmijëve apo më të rriturve.