Krem-xhel për trupin, për trajtimin e celulitit, me një formulë të testuar dermatologjikisht, të pasuruar me L-karnitinë, kafeinë dhe ekstrakt të bimës Guarana. Përdoret për aplikim topikal në zonat e trupit ku celuliti është më i dukshëm, kryesisht barku, krahët, kofshët dhe vithet. Përmbajtja e pasur me përbërës aktivë forcon teksturën e lëkurës, eliminon ujin e tepërt të akumuluar në lëkurë, ristrukturon konturet e trupit, hidraton dhe balancon lëkurën, djeg yndyrnat, ndihmon në përthithjen e proteinave nga indet e lëkurës, si edhe pastron toksinat, falë vetive anti-oksiduese. Mënyra e përdorimit: Aplikojeni kremin në zonat e prekura nga celuliti dhe masazhojeni lehtë. Rezultate pozitive të dukshme do të vihen re që në aplikimet e para, nëse trajtimi mbështetet me një dietë të balancuar dhe aktivitet fizik të rregullt.