Krem rigjenerues për trajtimin e lëkurës së qafës dhe dekoltesë, me një formulë të testuar dermatologjikisht, të pasuruar me probiotikë Lactobacillus, fermente Bifida, ekstrakt të luleve të porcelanit (Hoya Carnosa), hialuronat natriumi të hidrolizuar, acid hialuronik, filtra mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB dhe 2% Majestem™ (kulturë qelizore bimore e liofilizuar, e cila eliminon rrudhat e dukshme dhe rindërton teksturën e lëkurës). Kremi ka një sërë benefitesh për lëkurën:
• Ngadalëson shfaqjen e shenjave të plakjes në lëkurë,
• Redukton skuqjen e lëkurës në mënyrë të dukshme,
• Detoksikon lëkurën në thellësi,
• Promovon sintezën e kolagjenit në lëkurë,
• Rivendos nivelin natyral të lagështisë së lëkurës,
• Ka një efekt lifting dhe forcues në lëkurën e rrudhur të qafës,
• Redukton pamjen e rrudhave të thella horizontale në zonën e qafës,
• Përmirëson pamjen e lëkurës së rrudhur dhe të hiper-pigmentuar në zonën e dekoltesë.
Mënyra e përdorimit: Aplikoni një sasi të mjaftueshme të kremit në lëkurën e qafës dhe dekoltesë dhe masazhojeni butësisht.