Krem 3 në 1 për fytyrën, me një formulë të pasuruar me vitaminë C dhe ekstrakte natyrale, i cili mund të përdoret si primer për makeup, si fondatinë dhe si krem korrektues për makeup. Formula unike e këtij kremi nuk përmban ujë, gjë që bën që ky produkt të jetë i lehtë dhe të mos ndihet në lëkurë. Ky krem ka një sërë benefitesh për lëkurën:
• Njëtrajtëson tonin e lëkurës,
• Mbulon skuqjen, imperfeksionet e lëkurës dhe njollat e shkaktuara nga pigmentimi i tepërt i lëkurës,
• Përmban një pigment të formuluar sipas teknologjisë Magic Touch, i cili përshtatet me ngjyrën natyrale të lëkurës,
• Pasuron lëkurën me vitaminë C, duke e bërë të duket e bardhë dhe me shkëlqim,
• Nuk ka nevojë për përdorim profesional dhe mund të aplikohet lehtësisht si një krem fytyre,
• Ka një teksturë të butë pa shkëlqim, që i jep lëkurës një pamje natyrale.
Mënyra e përdorimit: Aplikoni kremin në lëkurën e fytyrës dhe qafës, me majat e gishtave apo duke përdorur një furçë apo sfungjer për aplikimin e makeup-it, derisa të keni arritur rezultatet e dëshiruara. Vazhdoni me përdorimin e produkteve kozmetike të përditshme për fytyrën, si rimeli, pudra e faqeve, buzëkuqi.