Uniforma e punës me ngjyrë portokalli e përbërë nga material 65% pambuk dhe 35% poliestër, me densitet 230 gr/m2. Falë densitetit të lartë të pambukut, kjo veshje pune është shume e ngrohtë, higjenikisht shumë e pastër falë përbërjes së pambukut dhe unike në përdorim. Në pjesën e shpinës veshja e punës është e përbërë nga një shirit 15 cm llastiku, e cila ndihmon përdoruesin të përkulet lehtësisht pa u shqetësuar. Me zinxhir plastik. Me 2 xhepa në pjesën e kraharorit, 2 xhepa anësore, 2 xhepa në pjesën e mbrapme. Me mëngë me fortesë dhe perçinë.