Karriget plastike me konstrukt metalik përbëjnë një zgjedhje ideale për të mobiluar ambientet e hapura të bareve, verandave, tarracave, ballkoneve etj. Materiali përbërës prej polIpropileni (PP) është i lehtë dhe rezistent. Forma elegante e tyre si, motivet e rombeve të përdorura në kompozimin e elementit të mbështetjes dhe uljes si dhe në konturin e sipërm të vendosur në formën e një bordure të vazhduar që lidh mbështetjen dhe pjesën e uljes si një kontur në formë rrethi, i shtojnë hijeshinë këtyre karrigeve.