Kremierja e inoksit, 600 ml përdoret për të zjerë qumështin duke formuar një shkumë në formë kremi, e cila shërben për të realizuar makiato apo kapuçino. Forma e përshtatshme e kremieres mundëson një hedhje të kontrolluar në filxhan duke e bërë punën e një baristi shumë të lehtë. Ky aksesor gjen përdorim kryesisht në bar-kafe, por është funksional edhe ne restorante, hotele dhe familje. Materiali cilësor i inoksit e bën këtë aksesor rezistent e me përdorim të gjatë.