Jo të gjitha dëshirat na i mban xhepi, megjithatë në Megatek tashmë ti mund të plotësosh plot dëshira për shtëpinë, familjen apo veten, në vetëm pak klikime!
Shfleto të gjithë koleksionin prej mbi 100,000 produkteve online në www.megateksa.com dhe nëse ende nuk i ke financat e mjaftueshme për të bërë tëndin produktin që dëshiron, mos u shqetëso! Online apo në Hipermarket, në Megatek mund të gjesh mënyra të ndryshme financimi për blerje me këste.
Online brenda 7 minutave me Iute Credit
Iute Credit ju ofron lehtësi të mëdha në blerjet tuaja me këste falë shpejtësisë, sigurisë dhe pranueshmërisë së lartë të klientëve. Online ju mund të aplikoni mjaft lehtë për një aprovim për blerje me kredi konsumatore deri në 24 muaj me këste në varësi të shumës që ju nevojitet për të blerë produktin. Menjëherë pasi të plotësoni të dhënat tuaja personale dhe të dërgoni aplikimin, punonjësit e Iute Credit do t’ju kontaktojnë për t’ju lajmëruar për aprovimin e kredisë konsumatore. I gjithë proçesi i aprovimit ndodh në vetëm 7 minuta, dhe ju më pas mund të kryeni blerjen e produkteve online në www.megateksa.com! Shuma më e madhe për të cilën mund të aplikoni për blerje me këste me Iute Credit është 400,000 Lekë. Për të aplikuar për blerje me këste me Iute Credit ju ftojmë të klikoni në linkun:
Mundësi financimi në Hipermarket
Përveç mundësisë së blerjeve me këste përmes Iute Credit, në Hipermarket ju mund të aplikoni për kredi konsumatore dhe falë NOA apo Raiffeisen Bank. Procesi i berjes me këste me mundësitë NOA dhe Raiffeisen do të mundësohet nga suporti i dedikuar në Hipermarket për blerje të tilla. Gjithçka që ju duhet të dini në lidhje me blerjet me këste falë institucioneve financiare përkatëse, si dhe çdo informacion i nevojshëm në lidhje me kushtet apo termat e blerjes do t’ju ofrohet menjëherë gjatë procesit të blerjes në Megatek.
Karta BKT Prima
Për të gjithë përdoruesit e BKT, një tjetër mundësi është dhe përdorimi i kartës BKT Prima për të kryer blerje me këste pa aprovim paraprak me kartë në kasën e Hipermarketit. Në varësi të kushteve që ju keni rënë dakord me bankën, do të kryeni dhe pagesën e kësteve të blerjes suaj.