Gotë lëngjesh për fëmijë, prej materiali polipropileni, pa përmbajtje sintetike BPA, në ngjyrë blu. Gota është e pajisur me një valvulë e cila pengon derdhjen e lëngjeve, si edhe ka një dizajn ergonomik, i cili i lejon të mbahet lehtësisht dhe e bën praktike në përdorim. Struktura me veshje anësore të dyfishtë ruan temperaturën e lëngjeve të pandryshuar deri në 8 orë. Mund të pastrohet dhe sterilizohet në sterilizues apo lavastovilje. Ky produkt është i përshtatshëm për bebe të moshës mbi 12 muajsh.