Gjethe njëmijëfletëshi (Achillea millefolium), me një përmbajtje të pasur me lëndë aktive, të cilat rritin aftësinë e gjakut për t’u mpiksur, përdoren për ndalimin e hemorragjisë së mushkërive, të veshkave, si dhe rekomandohen për mjekimin e anemive sekondare. Mënyra e përdorimit: Një lugë me bimë të grimcuar hidhet në një enë me një gotë ujë dhe zihet për 5 minuta. Lëngu lihet të ftohet, kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Rekomandohet të merret gjatë gjithë ditës.