Geta mjekësore kompresimi për gra shtatzëna, të përbëra prej materiali mikrofibër elastike. Materiali përbërës është i butë, i bën getat të lehta për t'u veshur dhe lejon ajrosjen e këmbës. Mënyra e përdorimit: Getat e klasit 2 (20-30 mmHg) kanë një nivel normal kompresimi dhe janë të përshtatshme në përdorim për trajtimin e venave varikoze edematoze të lehta, insuficiencës venoze të shkaktuar nga varikozitetet, pas shërimit të ulcerave të thjeshta, variçeve të formuara gjatë dhe pas shtatzënisë dhe për trajtim pas skleroterapisë.