Fugaflex Gri e Lehte-bojak 2 komponentesh

Në stok
Kodi
38646
650 Lekë
Kovë (1 Qese)
Shpërndaj:
Fugaflex eshte nje material dy komponentësh. Komponenti A në formë pluhuri me bazë çimento, guri natyrore rezina sintetike dhe pigmente special, si dhe komponenti B në formë lëngu me bazë  elastomerike për rezistencë më të lartë në shtypje dhe përkulje si edhe rezistencë ndaj agjentëve kimike dhe detergjentëve larës.Sipërfaqja e mbuluar me pllaka dhe hapësirat midis tyre duhet të jenë plotësisht të pastra. Nëse ngjitja e pllakave është realizuar me ngjitës mbushja e fugave në mure bëhetmbas 8-12 orësh: mbushja e fugave në dysheme bëhet mbas 12-24 orësh. Nëse ngjitja e pllakave është realizuar me llaç tradicional ose të parapërgatitur me bazë çimento mbushja e fugave në mure bëhet mbas 2-3 ditësh ndërsa mbushja e fugave në dysheme bëhet mbas 8-10 ditësh.Përzieni fillimisht 200 gr komponent B me 300-500 ml ujë të pastër dhe më pas shtoni komponentin A në formë pluhuri. Përzierja realizohet me një mikser me xhiro të ngadalta 200-300 rrotullime në minut derisa të formojë një masë homogjene dhe pa kokrriza. Më pas lihet nëqetësi për 5 minuta dhe përzihet edhe një minute tjetër para përdorimit. Në këtë mënyre produkti është i gatshëm për përdorim.
Specifikime teknike
  • Paketimi: Komponenti A kove 2kg dhe Komponenti B bidon 200gr
  • Temperatura: +5°C deri në +35°C
  • Konsumi: 0.2-1 kg/m2
  • Marka: Dast
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Fugaflex Gri e Lehte-bojak 2 komponentesh
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved