Formulë qumështi për bebe nga lindja dhe në vazhdim, për nevoja specifike mjekësore, me një përmbajtje të pasuruar me kazeinë, e cila i jep formulës një shije të pëlqyeshme nga fëmijët. Nuk përmban laktozë apo sukrozë dhe ka një osmolaritet të ulët, që ndihmon për të rivendosur balancën hidrike. Përdoret për të plotësuar nevojat ushqimore të bebeve që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës apo nga defiçitet e laktazës, në fazat e para të zhvillimit të tyre, duke shmangur shqetësime si: diarreja, dhimbjet abdominale, fryrjet e barkut, spazmat, flatulenca apo çrregullime të tjera që krijohen nga pamundësia e organizmit për të përpunuar laktozën.
Mënyra e përdorimit:
1. Gjithmonë lani duart tuaja dhe sterilizoni shishet, biberonat ose gotat duke i zier në ujë për 10 minuta.
2. Zieni ujin e pijshëm të pastër për 10 minuta, lëreni të ftohet.
3. Hidhni sasinë e duhur të ujit të vakët të zier më parë në shishe/gotë të sterilizuar (referojuni manualit të ushqyerjes).
4. Shtoni numrin e duhur të lugëve të niveluara të pluhurit Aptamil Lactose Free.
5. Niveloni çdo lugë me thikë të pastër.
6. Mbylleni shishen/gotën dhe tundeni mirë derisa pluhuri të tretet plotësisht.
7. Vendoseni biberonin e sterilizuar në shishe.
8. Kontrollojeni temperaturën e qumështit në brendësi të kyçit të dorës. Përdoreni menjëherë pas përgatitjes.
9. Ruajeni pluhurin të mbyllur mirë në vend të freskët dhe të thatë. Mund të përdoret brenda 3 javëve pas hapjes.
Kujdes: Ky produkt nuk është i përshtatshëm për përdorim për foshnjat që vuajnë nga galaktosemia apo që janë alergjike ndaj proteinës së qumështit të lopës. Mund të përdoret vetëm me rekomandimin e mjekut.