Formulë qumështi për bebe, për lehtësimin e simptomave të regurgitimit, Milupa Aptamil AR2, 400 g

Në stok
Kodi
901634
1,620 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Formulë e patentuar për bebe, për nevoja specifike mjekësore, me një përmbajtje të pasuruar me elementë unikë, të kombinuar nëpërmjet një procesi të avancuar. Përmban një përzierje unike të pasuruar me pre-biotikë (scGOS/lcFOS), post-biotikë, HMO 3GL (oligosakarid që gjendet në qumështin e gjirit), LCPUFA (zinxhir i gjatë acidesh yndyrore shumëfishe të pangopura), proteina, vitamina, antioksidantë, hekur, kalcium dhe minerale të domosdoshme për rritjen e shëndetshme të bebes (në sasitë dhe raportet e duhura). Përdoret për të trajtuar problemet e refluksit dhe regurgitimit tek bebet (refluksi ndodh kur përmbajtja e stomakut kthehet në ezofag pas ushqyerjes, kurse regurgitimi ndodh kur kjo masë arrin në gojë). Aptamil AR përmban një pastë të krijuar nga bishtajat e karobit, e cila e mpiks formulën, pa ndikuar në përbërjen dhe vlerat ushqimore të saj. Kjo formulë redukton me 78% episodet e regurgitimit. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët e moshës mbi 6 muajsh. Mënyra e përdorimit: 1. Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet. 2. Zieni ujin, lëreni të ftohet deri në 40° C dhe matni sasinë e ujit që duhet (sipas udhëzimit) në shishen e sterilizuar. 3. Përdorni vetem lugën dozuese brenda kutisë. Për të matur në mënyrë të saktë sasinë e pluhurit, sheshoni sasinë e tij me një thikë të pastër. 4. Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në shishe sipas udhëzimeve. 5. Mbylleni shishen dhe tundeni fort, vertikalisht për 10 sekonda. Lëvizja rrotulluese nuk mjafton. 6. Ftoheni përgatitjen në ujë të rrjedhshëm. Kontrolloni temperaturën e qumështit tek kyçi i dorës (temperatura e rekomanduar është rreth 37° C). Ushqejeni fëmijën menjëherë brenda 1 ore. Kujdes: Aptamil AR është pak më i trashë se formulat standarte prandaj rekomandohet të përdoret një biberon me një vrimë, e cila të ketë një madhësi normale për të lejuar rrjedhjen e qumështit. Kur të filloni përdorimin e Aptamil AR, mund të vini re ndryshim në jashtëqitjen e foshnjës (bëhet më e shpeshtë dhe më e butë). Përmban alergjenë si qumështi, peshku dhe soja. Ky produkt duhet të përdoret nën mbikëqyrjen e mjekut.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: një përzierje unike me pre-biotikë (scGOS/lcFOS), post-biotikë, HMO 3GL (oligosakarid që gj
  • Forma farmaceutike/Paketimi: PC
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Formulë qumështi për bebe, për lehtësimin e simptomave të regurgitimit, Milupa Aptamil AR2, 400 g
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved