Filtër për pompat e pishinave, tipi 3, me strukturë prej materiali plastik dhe pjesë filtruese prej materiali letre, me veti antibakteriale dhe anti-mikrobiale. Përdoret si filtër zëvendësues për pompat e pishinave, që operojnë me tension 110-120 V dhe kapacitet filtrimi 2006-5678 l/orë dhe me tension 220-240 V dhe kapacitet filtrimi 3785-5678 l/orë, të cilat janë të përshtatshme me filtrat e tipit 3. Shërben për pastrimin dhe qarkullimin e ujit të pishinës, duke filtruar pluhurat, papastërtitë dhe bakteret. Mund të pastrohet lehtësisht me ujë për të hequr papastërtitë e mbledhura gjatë përdorimit. Rekomandohet që filtri të ndërrohet çdo 2 deri në 3 javë.