Rrushi njihet për vetitë e tij si frut, sidomos për lëkurën. Ai mund të aplikohet në rastet e herpesit. Përsa i përket vlerave ushqyese, është e rëndësishme të nënvizojmë se pjesën më të madhe, rrushi e ka te lëkura e tij. Ajo përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese. Ky frut ndihmon edhe në rastet e kapsllëkut dhe problemeve që lidhen me qarkullimin e gjakut. Rrushi është shumë i pasur me kripëra minerale si zinku, potasi, magnezi, hekuri dhe vitamina të grupit A, B dhe C. Është një frut që mund të konsumohet nga të gjithë, edhe nga ata që janë mbipeshë. Përjashtohen vetëm diabetikët, pasi përmban vlera sheqeri të larta.