Pyetje të shpeshta

Gjeni përgjigjen e pyetjeve më të shpeshta

Nëse nuk arrini të gjeni informacionin që po kërkoni, ju lutem na kontaktoni ne adresen [email protected] dhe ne do jemi të lumtur të përgjigjemi.

Si mund të paguaj për blerjet online?

Ju mund të blini online në faqen e internetit www.megateksa.com me para në dorë në momentin e marrjes së porosisë, me kartë bankare debiti ose krediti (Visa Card/MasterCard), nëpërmjet PayPal dhe duke paguar direkt në llogaritë tona bankare.

Sa kushton transporti?

Megatek ofron transport falas në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Në raste specifike kur dërgesat kërkojne transport të veçant mund aplikohen kosto ekstra. Për më shumë kliko këtu.

Ku bëni dërgesa të porosive? A mund të blej nga jashtë Shqipërisë?

MEGATEK mundëson dërgesa në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Nëse dëshironi transport për në shtete të tjerë mund të na kontaktoni me email në adresën [email protected]

Sa vonon transporti?

Ne ju njoftojmë për nisjen e porosisë tuaj nëpërmjet e-mailit. Të gjitha blerjet para orës 19:30 në ditët zyrtare të punës do të proçesohen dhe dërgohen brenda 1 orë e 30 minuta në qytetin e Tiranës, Durrësit, Krujës dhe Fushë-Krujës; ditën e nesërme për qytetet e tjera.

Sa garanci kam që të dhënat e mia personale nuk do të shpërdorohen?

MEGATEK ka zbatuar të gjitha formalitetet paraprake të detyrueshme pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të MEGATEK, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e MEGATEK që mund t’i interesojnë klientit dhe që mund t’i përgjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Për më shumë kliko këtu.

Nëse dëshiroj të kthej një produkt si duhet të veproj?

Megatek pranon kthimin e produkteve, brenda një periudhe 14 ditore. Për të realizuar kthimin, produkti duhet të paraqitet në ambjentet e hipermarketit me paketimin dhe ambalazhimin e padëmtuar, të pa përdorur dhe tё shoqëruar me të gjitha aksesorët, udhëzimet e përdorimit si dhe faturën që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike. Rimbursimi përfshin vetëm çmimin e produktit dhe jo kostot e transportit. Kostot e kthimit të produktit të kthyer janë në ngarkim të klientit.
Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të pranohen nga Megatek dhe për këto raste nuk do të bëhet rimbursimi i pagesës.
Na kontaktoni në numrin +355 (0) 42 388 399 për të nisur një procedurë kthimi.
Shikoni këtu të gjitha kushtet e anulimit të porosisë apo kthimit të produkteve.

A mund te blej duke paguar në bankë?

Po ju mund të paguani direkt në llogaritë tona bankare në Lekë dhe Euro. Informacionin mbi numrat e llogarive do ta merrni në emailin e konfirmimit të porosisë tuaj online.

Si më garantoni që të dhënat e kartës sime bankare nuk do të keqpërdoren?

MEGATEK përdor programe kompjuterike të miratuara nga Visa International dhe MasterCard Worldwide me standartet më të fundit të sigurisë (128-bit SSL Secure Socket Layer) mundesuar nga BKT. Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të MEGATEK dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të MEGATEK.

A ofroni servis të produkteve?

Për produktet që kanë të parashikuar garancinë ofrohen shërbime specifike pas shitjes.

A mund ta përdor kartën MEGACARD për blerje Online?

Po, ju mund të përdorni Megacard për blerjet online. Në mënyrë që blerjet tuaja të akumulohen dhe të përfitoni përqindje ulje ju duhet të krijoni një llogari në website tone. Aty mund të informoheni dhe për balancën tuaj dhe përqindjen e uljeve qe përfitoni.

Sa përfiton nga karta MEGACARD?

Sistemi i uljeve të MEGACARD përmban 8 shkallë. Shkalla e parë e uljeve fillon pasi në kartën tuaj janë rregjistruar 30 mijë lekë blerje. Niveli i uljes rritet me rritjen e blerjeve tuaja sipas skemës së mëposhtme deri në 8 % ulje.
Ju duhet të tregoni Megacard në çdo blerje në mënyrë që vlera e faturës t’ju regjistrohet në kartë. Për blerjet online ju duhet të hyni në llogarinë tuaj përpara se të përfundoni porosinë. Për më shumë shiko këtu.

Si mund të pajisem me MEGACARD?

Të gjithë klientët mund të aplikojnë për MEGACARD pranë “Kujdesit ndaj Klientit” në Hipermarketin Megatek. Adresa Autostrada Tiranë – Durrës, Km 7, Tiranë – Shqipëri. Për më shumë kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit të Hipermarketit në Tel: 04 2388 333 / E-mail: [email protected]. Gjithashtu ju mund të regjistroheni dhe online duke krijuar një llogari ne website tonë.

A ka garanci produkti që blej?

Informacionin mbi garancinë e çdo produkti e gjeni online në faqen e çdo produkti.

A mund të kthehet një produkt i blerë me ofertë?

Jo, produktet promocionale nuk mund të kthehen nga klienti në asnjë rast.

A mund të blej me kredi apo këste?

Po, MEGATEK ofron mundësinë e blerjeve me këste aktualisht për blerje në Hipermarket dhe Online përmes kartës Prima nga BKT, IUTE Credit si dhe Raiffaisen Bank.

Ofroni shërbim montimi për produktet? Nëse po, sa kushton?

Po, MEGATEK ju rekomandon ekspertët që ofrojnë shërbime montimi me çmime konkurruese të cilët mund t'i negocioni direkt me ta.
Referojuni listës së shërbimeve të instalimit për më shumë informacion dhe kontakte.

Ofroni asistencë projektimi?

Po, MEGATEK ofron shërbimin e projektimit falas nga arkitektët.

Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved