Emulsion rigjenerues për lëkurën, me një formulë hipoalergjike të testuar dermatologjikisht, i cili ka një veprim mbrojtës dhe zbutës dhe ndihmon në qetësimin e lëkurës, duke promovuar proçesin fiziologjik të normalizimit të lëkurës. Përdoret në rastin e djegieve nga dielli apo djegieve akute, irritimeve të lëkurës, gjendjeve inflamatore që shkaktojnë skuqje të lëkurës, si edhe para dhe pas trajtimeve radioterapeutike. Ky emulsion është një produkt farmaceutik i çertifikuar. Mënyra e përdorimit: Përhapni një shtresë të mjaftueshme të produktit në zonën e prekur dhe lëreni në kontakt me lëkurën derisa të përthithet plotësisht. Rekomandohet të riaplikohet disa herë gjatë ditës. Shtresa e mbetur e produktit mbron lëkurën me kalimin e kohës.