Elektrosaracineskë 2" 24V, e cila lidhet me Panelin e kontrollit, nga i cili merr komandë në mënyrë automatike për tu hapur ose mbyllur, sipas programit të vaditjes që ju keni zgjedhur paraprakisht. Pas hapjes elektrosaracineska lejon rrjedhjen e ujit deri te sprucatori për të filluar vaditjen. Për një linjë vendoset një elektrovalvul. Linja mund të përmbajë disa sprucator, në varësi të nevojave tuaja dhe sipërfaqes për tu vaditur. Megatek iu ofron shërbim dhe asistencë pa pagesë për përgatitjen e skicës teknike dhe listës së materialeve në varësi të nevojave dhe ambjentit tuaj