Depozita plastike që MEGATEK prezanton janë të realizuara në material të riciklueshëm e me formula nga lëndë të para jotoksike. Përparësia e këtyre depozitave vjen nga përdorimi i formulave të veçanta të polietilenit linear dhe i vetive të tij të shkëlqyera si material i lehtë, rezistent ndaj forcave mekanike. Rezistenca ndaj kimikateve dhe elasticiteti i shtojnë jetëgjatësi superiore në përdorimin e pandaluar, falë edhe shtesave të agjentëve anti U.V. Kohëzgjatja e përdorimit është maksimale, praktikisht të pandjeshëm ndaj vjetërsisë dhe me sipërfaqe të brendshme perfekte, të lëmuara për një pastrim sa më të lehtë.