Çantë mbajtëse kozmetike, me strukturë prej materiali plastik dhe rrjetë najloni transparente, me përmasa 17.5x15x5 cm, në ngjyra të ndryshme. Përdoret për organizimin e produkteve dhe aksesorëve të ndryshëm të kozmetikës dhe higjienës personale, në çantat e dorës apo në çantat e udhëtimit, dhe mund të përdoret gjithashtu edhe për mbajtjen e lapsave, stilolapsave dhe aksesorëve të tjerë të kancelarisë, mbajtjen e monedhave apo mbajtjen e pilulave të ndryshme. Ky produkt është i lehtë, ka përmasa kompakte, mund të pastrohet lehtësisht dhe është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm.