Çaj bimor, me një përzierje që përmban mëllagë, thundërmushkë, lule netulle, lulëkuqe dhe rigon, që ndihmojnë në trajtimin dhe lehtësimin e kollës. Rrënjët dhe gjethet e mëllagës së bardhë përmbajnë substanca mucilagjenoze (jargëzuese) të cilat zbusin dhe qetësojnë kollën. Thundërmushka, në sajë të esencës dhe të fitoncideve që përmban, qetëson kollën dhe lehtëson nxjerrjen e gëlbazës. Lulet e netullës përmbajnë lëndë jargëzuese flavonide, esencë, sheqerna e saponinë dhe këshillohen si një mjet zbutës dhe ekspektorant në kollën e zakonshme, në kollën e bardhë dhe në pezmatimet e bronkeve. Lulëkuqja ka veti qetësuese në tërë sistemin e frymëmarrjes, qetëson kollën dhe mënjanon ngacmimin e saj. Rigoni ndihmon nxjerrjen e gëlbazës si dhe mjekon rrugët e frymëmarrjes. Rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë.
Specifikime teknike
Përbërja: Përmban: mëllagë, thundërmushkë, lule netulle, lulëkuqe dhe rigon