Çaj për stimulimin e funksionit të tëmthit 100 g

Në stok
Kodi
900094
199 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Çaj bimor, me një përzierje natyrale, e cila përmban rrënjë qumështoreje, gjethe menteje, lule njëmijëfletëshi, lëvore drunakuqi, rrënjë sanëze, lule aku dhe lule kamomili. Çaji nxit kryesisht rrjedhjen e tëmthit, në sajë të pranisë së rrënjës së qumështores dhe gjetheve të mentes. Rrënjët e sanëzës nxisin rrjedhjen e lëngjeve të stomakut, shtojnë lëngun e tëmthit dhe ndihmojnë në funksionimin e mëlçisë së zezë. Në sajë të pranisë së lëvores së drunakuqit, përzierja përdoret edhe kundër kapsllëkut të shkaktuar nga pamjaftueshmëria e lëngut të tëmthit. Lulet e kamomilit dhe të njëmijëfletëshit plotësojnë efektin kolagog të të gjithë përzierjes dhe veç kësaj ato janë dhe kundër mahisjes së rrugëve biliare. Përdorimi i këtij çaji pengon tërthorazi formimin e gurëvë të tëmthit, ndërsa prania e lule akut në përbërje ndihmon në tretjen e gurëve.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: rrënjë qumështore, fletë mente, lule njëmijëfletëshi, lëvorë drunakuqi, rrënjë sanëze, lule
  • Forma farmaceutike/Paketimi: PC X 100 g
  • Kategoria e produktit: Çaj mjeksor
  • Paketimi: 100gr
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved