Çaj me Uva Ursi, BIO, 40 g

Në stok
Kodi
900142
250 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Çaj bimor me një përzierje të pasuruar me gjethe gërdeci (Uva Ursi -rrush ariu), që ka veti dezinfektuese në rrugët urinare të pezmatuara, duke mos patur asnjë ndikim në organet e shëndetshme. Gjethet e gërdecit, në sajë të heterozideve dhe fitoncideve, pengojnë zhvillimin dhe rritjen e mikroorganizmave në rrugët urinare. Në sëmundjet e aparatit urinar, çaji mund të përdoret vetëm atëherë kur urina ka pH bazik. Kjo gjë mund të arrihet duke përdorur njëkohësisht bikarbonat natriumi (sodë buke) për të forcuar veprimin e gjethes së gërdecit në rastet e infeksioneve bakteriale. Kujdes: Mjekimi duhet të kontrollohet nga mjeku, sepse në doza të larta, gjethet e gërdecit mund të shkaktojnë glukozuri dhe të dëmtojnë mëlçinë. Nuk këshillohet përdorimi për një kohë të gjatë, pasi në sajë të përmbajtjes së lartë të tanineve mund të shkaktojë kapsllëk.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: gjethe gërdeci
  • Forma farmaceutike/Paketimi: PC X 40 g
  • Kategoria e produktit: Çaj mjeksor
  • Paketimi: 40gr
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Çaj me Uva Ursi, BIO, 40 g
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved