Çaj bimor me një përzierje të pasuruar me gjethe gërdeci (Uva Ursi -rrush ariu), që ka veti dezinfektuese në rrugët urinare të pezmatuara, duke mos patur asnjë ndikim në organet e shëndetshme. Gjethet e gërdecit, në sajë të heterozideve dhe fitoncideve, pengojnë zhvillimin dhe rritjen e mikroorganizmave në rrugët urinare. Në sëmundjet e aparatit urinar, çaji mund të përdoret vetëm atëherë kur urina ka pH bazik. Kjo gjë mund të arrihet duke përdorur njëkohësisht bikarbonat natriumi (sodë buke) për të forcuar veprimin e gjethes së gërdecit në rastet e infeksioneve bakteriale. Kujdes: Mjekimi duhet të kontrollohet nga mjeku, sepse në doza të larta, gjethet e gërdecit mund të shkaktojnë glukozuri dhe të dëmtojnë mëlçinë. Nuk këshillohet përdorimi për një kohë të gjatë, pasi në sajë të përmbajtjes së lartë të tanineve mund të shkaktojë kapsllëk.