Çaj bimor me një përzierje të pasuruar me trëndafil të egër, që ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrore të organizmit, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C (50-100 herë më tepër se agrumet). Kjo përzierje ka gjithashtu veti anti-inflamatore, diuretike dhe anti-alergjike, vepron si një rregullues i mirë i qarkullimit të gjakut, forcon imunitetin, vepron si një parandalues i alergjive të sistemit të frymëmarrjes dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak. Këshillohet përdorimi për çdo moshë. Mënyra e përgatitjes: Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan çaji. Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 º C) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryrjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Mund të shoqërohet me një fetë limon ose portokall.