Çaj me qershi të egër, me një përmbajtje me pak kalori, të pasur me fibra ushqyese, vitaminë C, A dhe K, polifenole, melatoninë, minerale (magnez, kalium, kalcium), antioksidantë (beta-karoten) dhe kolinë. Ekstrakti i qershisë së egër ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese, parandalon sëmundjet kronike, ul tensionin e lartë të gjakut, ndihmon në trajtimin e gjendjes së ankthit dhe pagjumësisë, redukton riskun e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe ndihmon në pastrimin e acidit të tepërt urik nga organizmi, duke lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga podagra. Mënyra e përgatitjes: Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan çaji. Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 º C) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryrjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Mund të shoqërohet me një fetë limon ose portokall.