Çaj bimor me fruta luleshtrydheje, me një esencë të pasur me vitaminë C dhe A, fibra bimore, polifenole, antioksidantë, acide dhe minerale (kalium, magnez, hekur, zink, mangan, bakër, fosfor). Ekstrakti i frutave të luleshtrydhes përmban pak kalori, ndihmon në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak, duke shtuar kolesterolin e mirë (HDL), ul presionin e lartë të gjakut, parandalon sëmundjet kardiovaskulare, ndihmon rënien në peshë dhe mbron kundër kancerit. Mënyra e përgatitjes: Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan çaji. Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 º C) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryrjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Mund të shoqërohet me një fetë limon ose portokall.