Çaj bimor me gjethe sene, me një efekt laksativ dhe detoksikues në organizëm, për trajtimin e konstipacionit. Fletët e senës, në sajë të heterozideve antrokinotike që përmbajnë, nxisin jashtëqitjen në organizëm. Në shumicën e rasteve çaji mund të ketë një veprim të vonuar, meqënëse efekti laksativ shfaqet 10-12 orë pas pirjes së tij.