Bojëra pastel për fëmijë, të përbëra prej materiali dylli, në 12 ngjyra të ndryshme. Përdoren nga fëmijët në shkolla dhe kopshte, për të vizatuar, për të ngjyrosur dhe për punime të tjera dhe ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit tek fëmijët. Materiali përbërës nuk ka përmbajtje toksike apo të dëmshme dhe mund të pastrohet lehtësisht nga duart dhe rrobat duke përdorur ujë dhe sapun. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijë të moshës mbi 3 vjeç.