Boje plastike kunder mykut 1L e bardhe tretet me 5-10% uje dhe mbulon 12 m2 per L ne nje dore

Në stok
Kodi
60020
830 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Bojë plastike Superpal Eco 1 L e bardhe. Për Kuzhinë & Banjë. Bojë emulsioni antibakteriale dhe ekologjike. Bojë emulsioni me cilësi superiore për përdorim në ambiente të brendshme. Përmban substanca të veçanta kundër baktereve, në vendet me lagështirë të konsiderueshme dhe kondensim avulli të tilla si kuzhinat, banjat, dhomat e ndenjes, tavanet, bodrumet, industritë ushqimore, lavanteritë, etj. Është e certifikuar nga Këshilli Grek për Çmimet ECO (ASAOS) dhe i përmbush plotësisht të gjitha kriteret e Bordit të Etiketimit ECO të Bashkimit Evropian (EUEB). Për shkak të sintezës së saj të posaçme, boja SUPERPAL ECO për Kuzhinat & Banjat është një bojë e lehtë për tu aplikuar dhe e padëmshme për mjedisin, sepse është pa erë dhe pa substanca të dëmshme si amoniak, metale të rënda, hidrokarbure aromatike, aldehid formik dhe alkilfenol etoksilati të lirë. Boja SUPERPAL ECO për Kuzhinat & Banjat dallohet për aftësinë e saj të madhe të mbulimit, bardhësinë superiore, rrjedhjen dhe nivelimin e shkëlqyer, si dhe qëndrueshmërinë e saj të jashtëzakonshme kundër larjes së shpeshtë (EN 13300 Klasa 1) dhe kushteve të këqija të motit. Boja SUPERPAL ECO për Kuzhinat & Banjat kombinon aplikimin e lehtë, tharjen e shpejtë, ngjitjen super të fortë dhe krijimin e një sipërfaqe që ngadalëson zjarrin dhe pengon përhapjen e tij. Përdorimi: Përdoret mbi çdo sipërfaqe të ambienteve të brendshme të re apo të lyer më parë, prej betoni, gipsi, pllake gipsi, druri, etj. dhe çdo sipërfaqe e ndërtuar e prekshme nga myku. Mbulimi: Afërsisht 12-14 m2 për litër, për shtresë, sipas standardit EN ISO 6504-1, mbi një sipërfaqe të përgatitur siç duhet. Koha e tharjes pas 30-60 minutash. Dora e dytë pas 3-4 orësh. Në kushte të ftohta apo të lagështa koha mund të jetë më e gjatë.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 1 L
  • Hollimi: 5-10% uje
  • Koha e tharjes: Koha e tharjes pas 30-60 min. Dora e dytë pas 3-4 orësh
  • Mbulimi: 12-14 m2/L
  • Marka: VERNILAC
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Boje plastike kunder mykut 1L e bardhe tretet me 5-10% uje dhe mbulon 12 m2 per L ne nje dore
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved