Bojë për vizim rruge Formula 1. Bojë akrilike me bazë solventi për vizimin e rrugëve. Bojë sipas Standartit 935 të institutit të Izraelit. Përparësitë: tharje ekstemisht e shpejtë, rezistencë e lartë ndaj goditjeve mekanike, e qëndrueshme ndaj kushteve klimaterike. Përgatitja e sipërfaqes: pastroni tërësisht sipërfaqen nga papastërtitë dhe pluhuri, mos e aplikoni kur sipërfaqja është e lagur apo parashikohet të bjerë shi. Hollimi: hollohet me solvent 023 në masën 20% nëse aplikohet me furçë, 15% nëse aplikohet me rrul dhe 5% nëse aplikohet me pompë ajri. Mbulimi teorik: 0.5 L/m², koha e tharjes: për t'u prekur 10-15 minuta, tharje e plotë 30 minuta, temperatura e aplikimit nga 5-40ᵒC. Magazinimi: 24 muaj në paketim orgjinal të pa hapur nën temperaturë 25ᵒC.