Bojë akrilike Aquanir, 18 Lt, e bardhë. Bojë elastike akrilike me një mbulim të jashtëzakonshëm, e përdorshme për brenda dhe jashtë. Mbas lyerjes përftohet një shtresë kadife e butë, e cila i jep murit të shtëpisë një pamje të këndshme, të qetë dhe elegante. E qëndrueshme në kohë dhe e ruan pamjen. NIROCRYL mbart shenjën e standarteve Izrael 1945. Përdorimi tipik: për lyerjen e brendshme dhe të jashtme të mureve. Parapërgatitja e sipërfaqes: pastroni sipërfaqen mirë nga papastërtitë si: gëlqere, pluhur, shtresa lyerjeje të mëparshme, graso etj, para se të filloni lyerjen. Sigurohuni që lyerja e mëparshme është e ngjitur mirë pas murit. Hiqini cipat e murit mirë me një mistri dhe një leterzmerile. Pastrimi: veglat dhe duart duhet të pastrohen me ujë dhe sapun menjëherë pas përdorimit. Karakteristikat e shtreses së lyerjes, nuanca e ngjyrimit: e bardhë plus 1500 nuanca nga katalogu i këndshëm Nirlat. Niveli i shkëlqimit: mat. Të dhënat materiale: përzjerje akrilike e bazuar në ujë dhe substanca minerale. Tretja: me ujë deri në 20% për shtresën e parë. 10% për shtresën e dytë.