Bojë akrilike super fleksibël, 5 Lt, ngjyre e bardhë, Baza B. Është një shtresë lyerjeje akriliku fleksibël për të mbyllur plasaritjet ekzistuese dhe për të parandaluar shfaqjen e plasaritjeve në pjesën e jashtme të mureve. Përdoret për të lyer muret e jashtme të shtepive, institucioneve etj. Lidh hapësirat deri në 2 mm gjerësi. Mbas tharjes përftohet një sipërfaqe fleksibël, e qëndrueshme dhe jetëgjatë. Shtresa e lyerjes është rezistente ndaj rrezeve ultraviolet, nuk thith pluhur dhe mban një paraqitje të pastër dhe tërheqëse. Super fleksibël, nuk e lejon ujin të depërtojë në ndërtesë por edhe “ajroset” (është e përshkrueshme nga avujt e ujit). E përshtatshme për një lyerje të mureve të jashtme të ndërtesave të reja, për të ndaluar fenomenin e plasaritjes dhe krisjes së mureve me qëllim për restaurimin ku ky fenomen ka filluar të shfaqet. Lyerja kryhet në 2 ose 3 shtresa lyerjeje të një trashësie të përshtatshme për të përftuar lidhjen e duhur. Përdorimi i një ruli ose i një spërkatësi pas përgatitjes së duhur të sipërfaqes. Sigurohuni që boja e vjetër është puthitur mirë me murin. Pastroni zonën që do të lyeni nga çdo papastërti. Aplikoni një shtresë lyerje Primer X. Riparimi dhe mbushja e defekteve të vogla duhet të bëhet me stuko Rigid Wall Putty ose Altech Violet (duke i shtuar 25% çimento) dhe sipërfaqja duhet të lëmohet. Plasaritjet duhet të mbushen me stuko Flexible Wall Putty dhe të aplikohen me një furçë deri ne 3 cm distancë nga skaji i krisjes. Aplikoni një shtresë tjetër Primer X mbi riparimet përpara se të përdorni Super Flexible. Super Flexible i lëmuar mund të aplikohet me një rul me fije ose të spërkatet me një kompresor me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje “lëkurë portokalli” ose një spërkatës pa ajër për të përftuar një sipërfaqe të lëmuar (kompresori i spërkatjes do të krijojë një sipërfaqe me pika.) Pastrimi: veglat mund të pastrohen me ujë dhe sapun menjëherë pas përdorimit. Niveli i shkëlqimit: mat. Përmbajtja: përzjerie akrilike elastike e me bazë uji. Tretja: deri në 7% ujë. Aftësia e mbulimit: 0.8-1.0 kg/m². DFT: 400-600 mikrone. Aftësia e mbulimit është e llogaritur sipas matjes së punës të një punëtori me përvoje dhe me aftësi, me një gradë të ndryshme përvetësimi dhe mund të ndryshojë në varësi të metodës së punimit, sipërfaqes dhe kushteve klimaterike. Mos e përdorni materialin kur temperatura është nën 7°C ose kur parashikohet mot me shi. Kohëzgjatja e tharjes: ndërmjet shtresave të lyerjes: 3 orë (në kushte normale atmosferike). Për t'u prekur: 2 orë. Tharja e plotë : 24 – 48 orë.
Specifikime teknike
Hollimi: Me 7% ujë
Paketimi: 5 L
Mbulimi: 0.8-1.0 kg/m²
Koha e tharjes: Koha e rilyerjes: 3 ore (ne kushte atmosferike te pershtateshme) Per ta prekur: 2 ore Tharja e plote