Shpesh herë nuk i’u kushtohet rëndësia e duhur, por perdet e dhomës së ndenjies apo dhomave të gjumit, mund të ndikojnë në humorin tonë teksa kalojmë orë të tëra në shtëpi. Gjatë verës por pa harruar dhe dimrin, shtëpia ka nevojë për dritë dhe këtë mund ta shtojnë perdet pastel, apo të ngjyrave të lehta verore. Edhe nëse në preferencat tuaja, perdet e errëta zënë një vend të veçantë, ato mund t'i kombinoni me perde të nuancave më të hapura duke krijuar kështu një dizajn klasik të perdeve. Perdet për ambientin e brendshëm të shtëpisë janë një pjesë kyçe në arredimin e shtëpisë. Ato jo vetëm duhet të kombinojnë me objektet e dhomës, por dhe me ngjyrën dhe stilin e mureve një detaj që i “shpëton” një pjesë të madhe të familjeve dhe arreduese. Tek ne ju mund të gjeni një koleksion të gjerë ngjyrash dhe teksturash për të përshtatur shijet personale dhe për t'i shtuar karakter dhomës.
Përveç llojeve kryesore të perdeve si ato me unaza, koniza apo me shinë, në Megatek mund të gjeni dhe perde me ekstrafor apo dhe perde grila. Perdet me ekstafor nuk kanë unaza apo aksesorë të tjerë, por falë një pale ato kapen lehtësisht në shufrën e perdes. Ndërsa perdja grilë është disi e ngrirë dhe ka një gjerësi 60 me 90 të cilat mund të levizen në mënyrë manuale por dhe me mekanizëm…
Aksesorët e perdeve, edhe pse detaje, ndihmojnë mjaftueshëm në përmirësimin e perdeve tuaja. Aksesorët e duhur komplimentojnë perdet duke i bërë që të marrin vëmendjen e duhur në dhomë. Nga aksesorët tradicionale tek ato më bashkëkohoret, tek ne mund të gjeni shufrat e duhura të perdeve, lidhëset e duhura dhe gjithçka tjetër që ju duhet për të zbukuruar dritaret tuaja.
Mos e ngarkoni shtëpinë me objekte të panevojshme, mjaftojnë perdet e ‘qeshura’ dhe shtëpia do të duket krejt e re. Objektet e shumta e ngarkojnë perden veçanërisht kur ato vetë kanë një teksturë që bie mjaft në sy. Megjithatë, kur perdet janë pak të stilizuara, luani me këndet poshtë perdeve duke mbushur hapësirën me objekte dekorative.
Për më shumë ide na ndiqni në kanalin tonë të Youtube-it :