Stina e verës na detyron që të gjitha ushqimet ti vendosim në frigorifer, por me ardhjen e këtij sezoni, lidhet edhe mënyra se si do të organizojmë vendosjen e produkteve në të.
A keni pasur nga ato momentet e sikletshme, ku sapo hapni derën e frigoriferit, një prej gjërave të shumta të cilat ndodhen aty të bjerë menjëherë në tokë? Kjo të shkatërron humorin dhe të gjithë ditën. Të mbash gjërat të organizuara është një nga të mirat që ti i bën vetes dhe familjes tënde.
Kështu secili prej pjesëtarëve e ka më të lehtë të gjejë atë që kërkon pa e prishur rendin e të gjithë frigoriferit.
E gjitha çfarë duhet të bëni është të përzgjidhni disa organizatorë, të cilët ju ndihmojnë të krijoni më shumë hapësirë si dhe mbi të gjitha që çdo gjë të duket estetikisht bukur.
Për t’jua bërë punën juve në shtëpi më të thjeshtë, kemi vendosur t’ju tregojmë një mënyrë të sistemimit të produkteve me anën e 4 organizatorëve, të cilët do t'i cilësojmë edhe me kodet përkatëse që të keni mundësi ti gjeni lehtësisht online në www.megateksa.com.
1. Aksesorin për organizim të markës “Alpina”, të cilin e gjeni me kodin 775869 mund ta përdorni për të sistemuar me kujdes frutat dhe perimet tuaja, ose gjithashtu mund të vendosni edhe tasët e supës njëra sipër tjetrës.
2. Aksesorin e dytë plastik “Alpina”, e gjeni me kodin 775868 dhe ka kapacitet të mbajë 12 kokrra vezë. Në këtë aksesor vezët ruhen në mënyrë të sigurtë dhe pa u dëmtuar. Nuk zënë shumë hapësirë në frigorifer dhe mbi të gjitha mund të shikoni në çdo moment se sa kokrra vezë ju kanë mbetur në dispozicion.
3. Aksesori organizues “Alpina”, që mund ta gjeni lehtësisht me kodin 775870, ju ndihmon që të vendosni shishet e ujit ose të pijeve të ndryshme, në atë mënyrë që të keni mundësi t’i tërhiqni me kujdes dhe shpejt. Mjafton fillimisht të vendosni njërin prej këtyre organizuesve në një anë të frigoriferit dhe sipër tij lehtësisht mund të vendosni edhe një tjetër.
4. Organizuesi plastik “Alpina”, të cilin mund ta porosisni me kodin 775867 ju ndihmon të vendosni të gjitha frutat dhe perimet në të njëjtën hapësirë. Kështu i mbani të gjitha të freskëta në këto ditë të nxehta. E keni shumë të thjeshtë që më pas ju të gjeni ato që ju duhen pasi ky organizues është transparent duke ju lejuar të shikoni qartë çfarë keni vendosur brenda.
Nëse ndiqni këto këshilla të thjeshta dhe përdorni këto organizues të cilët i gjeni lehtësisht në Megatek, na besoni që frigoriferi juaj do të duket estetikisht bukur për këdo që do ti afrohet për ta hapur.
Bëje mirë. Bëje vetë!