Disa truke të thjeshta, çfarë të përdorni dhe ku, që të mbani shtëpinë ngrohtë gjatë stinës së ftohtë.


1. Mbyllni të gjitha dritaret siç duhet.
Dritaret duhet të mbyllen me shul ose me dorezat mbyllëse izoluese. Hapini gjatë ditës nëse temperatura jashtë është më e lartë se temperatura brenda. Ju mund të blini izolues për kornizat e dritareve dhe të dyerve që të izoloni maksimalisht dritaret.

2. Lini rrezet e diellit të depërtojnë gjatë ditës.
 Pasi të lindë dielli, ju duhet të shfrytëzoni sa më shumë ngrohtësi natyrale. Edhe në ditët e ftohta, dielli është i ngrohtë. Para se të dilni nga shtëpia gjatë ditës, hapni perdet dhe lini rrezet e diellit të depërtojnë brenda. Nëse disa pjesë të shtëpisë nuk përshkohen nga rrezet e diellit, nuk keni nevojë t’i hapni perdet.

3. Mbani perdet të mbyllura gjatë natës.
Pasi dielli ka perënduar, mbani nxehtësinë duke mbuluar dritaret me perde. Nëse jetoni në një shtëpi të ftohtë apo në një zonë gjeografike të ftohtë, konsideroni të blini perde të trasha për përdorim gjatë dimrit. Do të parandalojnë të ngrohtin të dalë jashtë. Ju mund të vendosni edhe perde të përkohshme (madje edhe rrugica apo tekstile të tjera) në dyert e jashtme, qoftë edhe vetëm gjatë natës ndërkohë që ju flini.

4. Mbyllni mirë dyert.
Shikoni me kujdes rreth kornizës së dyerve dhe poshtë tyre. Ju mund të përdorni rrugica për dyert ose bllokues ajri nën derë. Gjithashtu, minimalisht, mund të vendosni peshqirë ose tekstile të tjera.

5. Mbani të mbyllura dyert e dhomave që nuk përdorni gjatë ditës.
Mbyllja e dyerve është një barrierë midis jush dhe të ftohtit jashtë. Gjithashtu ndalon ajrin që të mos qarkullojë shumë, gjë që redukton largimin e nxehtësisë. Nëse shpenzoni kohë në ndonjë dhomë të caktuar, ju mund të mbyllni të gjitha dyert dhe të krijoni një sauna të vogël.

6. Përdorni rrugica dhe tapetë.
Rrugicat dhe tapetët ju ndihmojnë që të parandaloni humbjen e nxehtësisë nga dyshemeja. Ato përgjithësisht janë më të ngrohta se druri ose pllakat, dhe kështu të ofrojnë një sipërfaqe të ngrohtë për të ecur.

7. Gatuani.
Ju do të keni nevojë për të tharë ajrin dhe të ngrohni kuzhinën. Kuzhina do të jetë e ngrohtë ndërkohë që gatuani, gjithashtu do të keni një aromë të këndshme ushqimi në shtëpi. Mundohuni të gatuani me sa më pak avuj, ato rrisin lagështinë e ajrit dhe bëjnë shtëpinë të lagësht. Ulja e lagështisë në dimër ju ndihmon të ndiheni më të ngrohtë.

8. Lëvizni mobiliet larg nga vjen i ngrohti.
Ju mund të keni vendosur pa e ditur mobiljen para burimit të ngrohjes, i keni lëvizur gjatë kohës ose kur jeni riorganizuar. Kontrolloni shtëpinë sërish nëse rrjedhja e ajrit të ngrohtë është i bllokuar, nëse është, gjeni një mënyrë që të lëvizni mobiljet, të paktën gjatë dimrit. Kjo do të bëjë të mundur që dhomat të marrin nxehtësinë maksimale.