Ka ardhur koha të përqafosh një stil të ri jetese, dhe ne jemi këtu për të të bindur pse biçikleta është mjeti perfekt për ty.
Biçikletave duket sikur nuk i ikën asnjëherë moda. Madje për të tretin vit rradhazi importet e tyre në Shqipëri janë rritur dukshëm. Kjo jo pa shkak! Edhe pse pjesa më e madhe e përdoruesve të biçikletës kërkon t’i shpëtojnë trafikut urban apo shpenzimeve në para, ka dhe nga ata që kërkojnë të mbajnë trupin në formë duke shkuar në punë me biçikletë. Duke qenë se nuk kanë kohë që shkojnë në palestër dhe qëndrojnë gjatë në zyrë, ata përdorin biçikletën si një mënyrë për të mbajtur trupin në lëvizje.
Dhe ne kemi mjaftueshëm arsye për të të bindur që të përdorësh biçikletën gjatë ditës, dhe përtej kursimit (kohë/para), apo mbrojtjes së ambientit, po të njohim me disa nga argumentet më unike!
Një studim i YMCA tregon që individët që kanë një stil aktiv jetese pranë biçikletave janë 32 përqind më të lumtur e të kënaqur në përditshmërinë e tyre se sa ata që nuk ngjiten shpesh në biçikleta.
Ka plot mënyra se si pedalimi mbi biçikletë mund të ndikojë në ngritjen e humorit, që nga lëshimi i adrenalinës dhe endofinës nga organizmi, e deri në përmirësimin e vetëbesimit si pasojë e një ndryshimi në stil jetese.
Sipas ekspertëve të Universitetit të Bristol, përfitimet e çiklizmit janë të pranishme dhe në sistemin tonë tretës.
‘’Aktiviteti fizik gjatë çiklizmit ndihmon në shkurtimin e kohës që i duhet ushqimit për të kaluar në zorrën e trashë, duke zvogëluar kështu nivelin e ujit të tepërt që përthithet nga trupi. Kjo situatë rezulton në një organizëm më pak të fryrë si dhe në një aparat tretës më të shëndetshëm.’’,- shpjegon gastroenterologia Dr Ana Raimundo.
Nuk do shumë mend për të kuptuar që lodhja gjatë çiklizmit ndihmon në përmirësimin e gjumit, por tashmë ky fakt është provuar. Studiuesit e Universitetit të Gjeorgjisë, përmes studimit të detajuar për një periudhë 35 vjeçare kuptuan që nëse biçikleta ndalohet së përdoruri, 2% e meshkujve dhe 4% e femrave rezultojnë në probleme të theksuara me gjumin. Ekspertët pranojnë që ushtrimet mbi biçikletë ulin nivelet e ankthit dhe stresit duke bërë të mundur një gjumë më të rehatshëm gjathë natës.
Shkrimtarët, artistët dhe ekzekutivët më të mirë në botë përdorin ushtrimet me biçikletë si zgjidhje efikase për të marrë vendime të duhura si dhe për të rritur kreativitetin. Një studim tregon që 25 minuta lëvizje me biçikletë stimulon të paktën një zonë të mendimit kreativ. Kjo si pasojë e një rrjedhe më të madhe oksigjeni e cila prek palcën dhe zonën gri të trurit duke stimuluar qelizat dhe mendimet e pavarura.
Një studim i kryer nga Appalachian State University ka krijuar lidhje të forta të përdorimit të biçikletës me përmirësime në sistemin e frymëmarrjes dhe rrjedhimisht në parandalimin e ftohjes apo gripit të zakonshëm. Studiuesit pranojnë që risku për t’u prekur nga gripi apo ftohja ulet me 40% nëse pedalon rregullisht.
Universiteti i Bristol përmes studimeve të ndryshme tregon për tendencat e një menaxhimi më të mirë të kohës, si dhe të një përqasje më pozitive ndaj stresit që personat që përdorin biçikletat për të shkuar në punë kanë. Studimet tregojnë vlerësime performance më të mira për ata që rregullisht përdorin biçikletën, por fatkeqësisht akoma nuk kemi një lidhje mes përdorimit të biçikletës dhe rritjes në detyrë.
Nëse je gati t’i bashkohesh dhe ti trendit mbarëbotëror të biçikletave je me fat! Në Megatek mund të gjesh një koleksion të gjerë biçikletash për këdo! Për mal apo qytet, punë apo sport, të moshuar apo fëmijë, ka një biçikletë për këdo!
Kërko për biçikletën tënde të preferuar dhe gjej aksesorët që i përshtaten.
Tani jepi, pedalo!
Pse të shohësh filmin tënd të preferuar brenda, në një ekran të vogël, kur me një video projektor mund të krijosh mini-kinemanë tënde në natyrë?
Edhe pse palestra vitet e fundit është kthyer një domosdoshmëri të kohëve moderne, jo të gjithë kanë kohën apo vullnetin e duhur për të shkuar në një ambient palestre dhe për të mbajtur trupin në formë.
Me të hyrë Qershori jemi zyrtarisht në sezonin e plazhit dhe gjithësecili nga ne i meriton disa ditë relaksuese pranë detit. Por çfarë duhet për tu bërë gati? Ne e kemi bërë gati listën tonë të gjërave që na duhen. Ja disa sugjerime për ty!