Nëse këtë vit do e festosh Halloween, do të të duhet patjetër një kostum i këndshëm, disa dekorime për shtëpinë, servirje ‘të frikshme’… Por nëse dhe ti si shumë nga ne e preferon festën për ëmbëlsirat e shpërndara mes miqsh, atëherë këtë recetë e kemi për ty. Me shumë pak mund, dhe me produktet e duhura, mund të gatuash një ëmbëlsirë tmerrësisht të shijshme!
Përbërësit:
Për bazën:
Për çokollatën:
Për kremin:
Për dekorimin:
Përgatitja:
1. Vendosim në mikser biskotat dhe i përziejmë derisa të bëhen pluhur.
2. Më pas hedhim biskotat pluhur në një tas apo enë qelqi dhe shtojmë aty gjalpin e shkrirë. I përziejmë bashkë dhe i trazojmë sa të bëhet një masë homogjene dhe e vendosim përbërjen në tavën e cheesecake-ut me diametër 24 cm. E shtypim me pjesën e pasme të lugës në mënyrë që të sheshohet sa më shumë dhe në fund e vendosim në frigorifer për një orë.
3. Vendosim një tenxhere me ujë të nxehtë në të cilën do të kalojmë në banjomari çokollatën për ta shkrirë. Ndërkohë shtojmë gjalpin për t’u lidhur sa më mirë të dy përbërësit bashkë. E vendosim në një tavë.
4. Ndërkohë përgatisim kremin. Hedhim kremin e djathit, vaniljen dhe sheqerin pluhur duke i përzier përbërësit derisa sa të arrihet masa homogjene. Në një tas tjetër rrahim me mikser panën e ëmbël sa të arrihet dhe ajo në masën homogjene. Në fund i bashkojmë të dy kremrat.
5. Marrim bazën me biskotë nga frigoriferi dhe në të hedhim një pjesë të kremit sipër saj. Më pas shtrojmë çokollatën, dhe sërish kremin e mbetur.
6. Ka ardhur momenti për ta dekoruar , fillojmë me pjesën e biskotës pluhur, dhe në Megatek mund të gjeni zbukurime me ngjyra dhe ëmbëlsira ekstravagante sipas dëshirës tuaj.
7. E ftohim ëmbëlsirën në frigorifer për rreth 4 orë, dhe më pas mund të shijojmë cheesecake-un e përfunduar të Halloween-it.