Një pjesë e madhe e atmosferës festive çdo fundvit krijohet përmes dekorimeve plot shkëlqim e drita, mes të cilave familja mblidhet dhe gëzon Krishtlindjet dhe ndërrimin e viteve. Elementët kryesorë të cilët nuk mungojnë në asnjë shtëpi gjatë këtyre festave janë pema festive dhe tavolina e shtruar plot për të trokitur gotat e për të uruar një vit akoma më të mbarë.
Pema festive vendoset në shtëpi që në fillim të dhjetorit, për të lajmëruar kështu plot hare festën. Megjithatë shumë familje kanë mini-traditat e tyre të vendosjes së bredhit. Shumë preferojnë që pemën ta zbukurojnë dhe ta ndezin të dielën e katërt përpara Krishtlindjes; disa të tjerë presin datën 6 dhjetor; por ka plot nga ata që akoma nuk e kanë zbukuruar shtëpinë për festa. Nëse dhe ti po kërkon të dekorosh, je ende në kohë! Dhe ne kemi çdo zbukurim që të duhet!
Por sot nuk jemi këtu për të të treguar se si të dekorosh pemën. Jemi këtu për disa këshilla më shumë në përgatitjet që duhet të bëjmë për të konsumuar dashurinë e parë të njeriut: ushqimin.
Ngadalë ne po përgatitemi për të blerë aksesorët e nevojshëm për të dekoruar tavolinën e darkës së madhe të Krishtlindjes por dhe të fundvitit. Kemi zgjedhur dy mënyra apo tematika të ndryshme për të shtruar tavolinën, secila me të veçantat e tyre.
Magjia e festive kërkon frymëzim….
Të shtrosh tavolinën është po aq kënaqësi sa të dekorosh bredhin festiv, por shpesh humbasim mes ngjyrash dhe dekorimesh pa fund, pa ditur si të veprojmë. Prandaj për variantin e parë të tavolinës, kemi vendosur të qëndrojmë në ngjyrën klasike, të kuqen festive.
Ngjyra e tavolinës është një faktor shumë i rëndësishëm në përzgjedhjen e dekorimeve të duhura, dhe për një tavolinë me 4 pjestarë mesi është shumë i rëndësishëm. Prandaj vargjet dekoruese në Megatek janë perfekte për të tilla raste!
Për sa i përket pjatave, kemi kombinuar të kuqen e pjatave të poshtme me të bardhën klasike të pjatës së sipërme, pa harruar detajet e prekura nga ngjyra e florinjtë (gold).
Bohçet e pishave i kemi vendosur në formë lidhëse tek pecetat. Nërkohë që në tavolinë nuk mungojnë gotat e kristalit; të verës dhe ujit. Nuk kanë munguar në këtë tavolinë as tre shandanët me qirinj dekorues duke i dhënë gjallëri ambientit dhe një shkëlqim të magjishëm.
Mos harro të dekorosh edhe karriget! Tek ato mund të vendosësh një fjongo të kuqe apo thjesht të vendosësh jastekë të kuq për rehati të shtuar.
Ndërsa në tavolinën e dytë jemi fokusuar më shumë tek ngjyra e floririt (gold) e kombinuar këndshëm më ngjyrën natyrale të drurit të ekspozuar dhe tonet e ngrohta të natyrës.
Kemi krijuar një ambient të ngrohtë, me një varg të gjatë lulesh të thata me bohçe pishe, të shtruar në mes të tavolinës. Poshtë këtij vargu kemi shtruar një mbulesë ngjyrë të bardhë me detaje gold. Dhe për të bërë tavolinën më madhështore nuk mungojnë vazot me lule dhe pjatat me dizajn gold apo gri neutrale.
Lugët, pirunjtë dhe thikat i kemi vendosur brenda pecetave duke dekoruar lart me kapësen e pecetave me lule të thata ngjyrë gold.
Tani na thuaj ti se cilën tavolinë do të përzgjidhje për darkën tënde familjare…