Fundjava është koha ku kemi nevojë të relaksohemi dhe të kalojmë më shumë kohë me veten dhe të afërmit tanë.

Një mëngjes energjik nis me një zgjim të mirë por dhe me një mëngjes të bollshëm. Është një mënyrë e mirë për të nisur dita bukur.

Fundjava, përveç pushimit, nënkupton edhe një shtëpi të mbushur plot. Të gjithë janë pushim dhe të gjithë duan të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Lërini fëmijët të flenë dhe nxitoni drejt kuzhinës për të përgatitur vaktin më të rëndësishëm të ditës, mëngjesin.

Na mban të shëndetshëm dhe plot me energji. Më e rëndësishme është zgjedhja e një diete të ekuilibruar me ushqime që janë burim lëndësh ushqyese dhe vitaminash. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të kënaqim veten dhe të plotësojmë nevojat e përditshme…

Gatimi, dhe pse mjaft me rëndësi është vetëm gjysma e punës!

Familja nuk mblidhet në fundjavë vetëm për të ngrënë. Ajo mblidhet për të shijuar momente të bukura së bashku. Dhe momentet e bukura krijohen nga detajet.

Kushtojini rëndësi mënyrës së vendosjes së ushqimit nëpër pjata, gota dhe të gjithë aksesorëve të nevojshëm të tryezës suaj. Për ti dhënë jetë nevojitet shumë pak kujdes…

Ngjyrat e ndezura në mëngjes ndikojnë në humorin tonë gjatë gjithë ditës, prandaj përzgjidhni linja të bardha dhe moderne në aksesorët e servirjes.

S’ka tavolinë mëngjesi pa një vazo me lule! Njëlloj si me ngjyrat, lulet janë elemente mjaft të rëndësishme në krijimin e atmosferës energjike mëngjesore.

Gjithçka u bë shumë e bardhë? Shtojini ngjyra tavolinës përmes shtrojeve, të cilat mund ti kombinoni fare thjesht me elementet e drurit si prerësja e bukës, apo dhe tasi i frutave prej bambuje.

Është e lehtë të krijosh rrëmujë mbi tavolinë kur të gjithë janë të përgjumur. Prandaj sistemojeni atë duke grupuar çdo ushqim në pjatancat përkatëse.

Çajniku , në variantin e setit të kompletuar, çajnik dhe filxhan , është shumë praktik pasi kursen hapësirë dhe shumë interesant për nga forma duke i dhënë çajit një shije të veçantë.

Për të gjithë ju “dembelët” që fundjavën dëshironi t’ia përkushtoni shtratit, përdorni tabakatë portative prej druri për të shijuar ushqimin pa u larguar nga rehatia kaq e munguar gjatë javës.

Tabakatë për shtrat janë ide mjaft e mirë dhe për të “llastuar” të dashurit tuaj. Surprizojini ato në shtrat me brioshë të freskët dhe pakëz përkujdesje.

 

Kështu, mëngjesi do të shndërrohet në pjesën tuaj të preferuar të ditës, edhe pse ndoshta vetëm në fundjavë…