Dollapi është një hapësirë shumë e rëndësishme për çdo familje. Por kur pasioni ynë për modën tejkalon hapësirat e ngushta të mobiljes, na duhet të mendojmë për zgjidhje më praktike të organizimit të rrobave. Nëse ju duhen më shumë se 2 minuta për të gjetur rrobat e duhura, e keni patjetër të nevojshëm një riorganizim të garderobës. Por nëse nuk duam të humbasim rrobat në hapësira të tejmbushura, duhet të dimë edhe si ta organizojmë atë. Po ju tregojmë disa ide për ta bërë dollapin tuaj sa më funksional…
Ditët e nxehta po afrojnë dhe ne po bëhemi gati të ndryshojmë garderobën tonë, duke menduar se ku do të vendosim palltot dhe gjërat e dimrit që nuk na duhen më për muajt e ardhshëm. Natyrisht që një nga gjërat e para që duhet të bëjmë është të investojmë në një dollap të ri. Jo vetëm për të zëvendësuar atë të vjetrin, por dhe për të shtuar hapësirat e organizimit në dhomë.
Modelet e dollapëve që mund të zgjedhim këto kohë janë mjaft praktikë dhe efiçentë në hapësira, por s'ka asgjë të keqe në të kërkuarit më tepër hapësirë. Për këtë na vijnë në ndihmë aksesorët e ndryshëm të cilët edhe pse nuk na shtojnë fizikisht hapësirë, ndyshojnë mënyrën se si ne i organizojmë rrobat.
Të tillë aksesorë si panelet melaminës do të na shërbenin mjaftueshëm duke krijuar mini ndarje për rrobat. Ndarjet më të larta, të cilat mezi arrihen mund t’i përdorni për rrobat që i vishni më rrallë. Kështu do të mund të hapni vendin për bluzat apo xhinset tuaja të preferuara. Nëse dollapi juaj nuk ka ndarje të tilla, panelet e melaminës mund ti merrni të personalizuara në Megatek!
Një mënyrë e mirë për të shmangur rrudhat nëpër rroba, është ti varësh ato brenda në dollap. Por zakonisht dollapet vijnë me vetëm një shufër metalike të montuar, duke e bërë të vështirë misionin e përzgjedhjes së rrobave për tu varur. Pse të mos i shtoni një apo dhe dy shufra të tjera dollapit? Ato janë perfekte edhe për varjen e aksesorëve si kapele, kravata, rripa…
Një element mjaft i rëndësishëm i dollapit janë dhe kremastaret, të cilat variojnë jo vetëm në material (plastike, druri, metalike), por edhe në funksionalitet. Mund të merrni kremastare specifike për varjen e shallit, kravatës dhe çdo aksesor tjetër të veshjes.
Përdorni grepa mbi shufrën për të varur çantat dhe aksesorët e tjerë, të cilët ndyshe nuk do të mund ti organizoni. Ndërsa hapësira e mbetur në fund të dollapit mund të maksimizohet duke përdorur kosha magazinimi për rrobat më pak të përdorura.
Mos harroni! Rrobat tuaja të preferuara duhet të jenë në nivel me syrin. Është metodë mjaft efektive për mëngjeset kaotike në të cilat duhet të nxitosh për tu veshur. Zgjedhja e veshjes do të jetë mjaft e lehtë nëse syri sheh çfarë pëlqen të parën!
Por e domosdoshme në dhomën tuaj është edhe një varëse rrobash statike druri ose metalike. Zakonisht, ne preferojmë ti mbajmë pranë tavolinës së hekurit për më shumë prakticitet në punën e bezdisshme të hekurosjes. Nëse përdorni varëse të tilla, ia vlen dhe të investoni në një hekur me avull për hekurosje të shpejtë vertikale.
Së fundmi, shtoni rafte këpucësh! Në Megatek kemi shumë lloje raftesh multi-funksionalë, të cilët përveç se përdoren në kuzhinë apo tualete, mund të kthehen fare thjesht në rafte perfekte për këpucët tuaja të preferuara!
Kështu mbaruat dhe me organizimin e garderobës këtë ndërrim stinësh. Tashmë ju mbetet vetëm të bëni pazar dhe të mbushni dhe njëherë plot dollapët!