Një dhomë e bukur duhet të duket e ngrohtë dhe mikpritëse. Ndriçimi i duhur e bën dhomën të duket bukur, po aq sa dhe ju.
Ju mund të dizenjoni një dhomë të bukur por puna juaj mund të shkojë dëm nëse askush nuk e shikon atë…
Çdo dhomë duhet të përmbajë katër lloje ndriçimi në mënyrë që të ftuarit tuaj të orientohen mirë dhe të vlerësojnë “mundin” tuaj. Secili prej ndriçimeve ka kontributin e vet në atmosferën që krijon në dhomë.
Ndriçimi Ambient.
Ndriçimi Ambient është drita e përgjithshme që mbush dhomën. Drita është e shpërndarë dhe krijon një shkëlqim të përgjithshëm. Ajo s’duhet të bjerë shumë në sy.
Ndriçimi “Shiko këtu”.
Ky lloj ndriçimi përqëndron dritë në një zonë apo vend të caktuar sipas asaj që ne dëshirojmë të theksojmë. Ndriçim për të lexuar, për të shkruar apo për të punuar punë artizanale në dorë janë disa shembuj.
Ndriçimi “Antik”.
Ndriçimi antik thekson një pjesë të caktuar të dhomës apo një objekt në dhomë. Shembull për këtë mund të jetë një skulpturë apo një pikturë domethënëse të cilës i është vendosur një ndriçim i tillë i veçantë për ta bërë me speciale praninë në dhomë. Ndriçimi antik konsiderohet ndriçimi më “dramatik” në llojet e ndriçimit.
Ndriçimi Dekorativ.
Ky lloj ndriçimi trajtohet si një element dizajni. Një shembull do të ishte një mbajtëse qirinjsh e hekurt, një ndriçues i vogël në formën e një fluture ose spotet e ndriçimit të vendosura në tavan. Ky lloj ndriçimi nuk përdoret për funksionin bazë dritën por për një prekje dekori në dhomë.